Sipas “Washington Post”, kompania e Grenell, “Capitol Media Partners”, e cila në dy vitet e fundit para se ai të merrte detyrën ka fituar 668,362 dollarë, ka punuar për një gamë klientësh, nga Irani, Kazakistani, Somalia dhe Kina, duke përfshirë firmat e avokatore për çështjet e të drejtave kundër taksave dhe të armëve. Në listën e saj të deklaruar gjenden edhe shërbimet artistes Kate del Castillo, më shumë të njohur si e dashura e bosit të drogës, Joaquín Guzmán, "El Chapo".
“Këshillimi për marrëdhëniet me publikun dhe komentimi i politikës së jashtme nga ana e Grenellit, si dhe reputacioni i tij si një besnik i zëshëm i Trumpit, janë pjesë e një rezymeje të pazakontë për një drejtues të komunitetit të inteligjencës amerikane. Individët që kanë shërbyer në atë pozicion zakonisht kanë qenë profesionistë të paanshëm të sigurisë kombëtare, përvoja e të cilëve ka përfshirë agjencitë kryesore të inteligjencës ose shërbimit ushtarak”, ka theksonte “Washington Post”.
©Lapsi.al